Flash News

KRYESORE

"Çekaj u largua 24 orë para kapjes së kokainës", Basha: Pse dështoi laboratori i drogës në Xibrakë

"Çekaj u largua 24 orë para kapjes së kokainës",

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në kuvend, u ndal te kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës. Basha u shpreh se në Shqipëri nuk ka një por 3 laboratorë droge.

“Laboratori i drogës në Xibrakë dështoi me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, por përgjegjësit e vërtetë nuk u kapën kurrë. Vetë Edi Rama mbylli gojën dhe garantoi  vazhdimin e industrisë së kokainës. Opozita ka paralajmëruar se janë 3 laboratorë të përpunimit të kokainës në Shqipëri. Cilat janë paktet që Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen të fshihen me çdo shkurt?”, u shpreh ndër të tjera Basha gjatë fjalës së tij.

Më tej kryetari Basha kërkon të zbulohet e vërteta, se kush janë porositësit e vërtetë të drogës. Basha shtoi se Arbër Çekaj, pronar i kompanisë së bananeve u largua 24 orë para kapjes së drogës. 

“Kush janë partizanët e vërtetë për të cilët ishte porositur droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë? A mund të kryhej një operacion i tillë pa garanci politike?”, u shpreh ndër të tjera Basha.  

Të fundit