Flash News

KRYESORE

Çela: Skemat që përdoren për falsifikimin e pronave në jug të vendit

Gazetarja e BIRN, Lindita Çela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për abuzimet e pronave, kryesisht në bregdetin e jugut.

“Abuzimet janë bërë më shumë në jug të Shqipërisë. Rama ngriti një taks forcë në kryeministri, pikërisht për të evidentuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë në pronat. Nga investigimet që kam bërë, rezulton se janë shfrytëzuar banorët e zonës në jug të vendit, për të falsifikuar dokumente.” – u shpreh Çela.

Por pse në jug të vendit janë kryer kaq shumë falsikimet?

“Në jug të vendit shfrytëzohen marrëdhëniet mes njerëzit, pasi marrëdhëniet mes fisit janë tepër konfliktuale. Pjesa tjetër krijohen pronarë nga hiçi. Siç ishte rasti i një varrëhimësi i cili rezulton pronar i 303 hektarë tokë. Dhe për të njohur si pronarë, shfrytëzohen vendimet e gjykatës të falsifikuara, siç është një vendim i gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.” – shtoi më tej, Çela.

Sipas gazetares Çela, prokuroria ka çeduar në hetime, pasi prej 2 vjetësh vijon të qëndroj i arrestuar varrëhimësi dhe jo falsifikatorët e vërtetë./TPZ

Të fundit