Pas zgjedhjes së drejtueses, Aida Hajnaj, nesër (1 shtator) pritet të çelet gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së.
BKH-ja është konsideruar shpesh herë si FBI-ja shqiptare dhe është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.
Byroja Kombëtare e Hetimit do ketë selinë në të njëjtën godinë si SPAK.