Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Celibashi: 13 tetori nuk është datë zgjedhjesh, Zguri nuk duhet të braktisë mbledhjet e KQZ
Ish kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se data 13 tetor e dekretuar nga presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në të vërtetë nuk është datë zgjedhjesh.
“Në 4 vjet, KQZ-ja dhe presidenti rrinë afër njëri-tjetrit, ose KQZ rri pas derës së presidentit vetëm një herë. Momentin kur pret nga presidenti caktimin e datës së zgjedhjeve. Momentin që Presidenti cakton datën e zgjedhjeve, KQZ merr këtë dekret dhe vazhdon punën nuk rri më pas derës së Presidentit për të pritur dhe për të menduar dhe nuk ka asnjë arsye të mendojë që mundet që Presidenti të ketë ndonjë akt tjetër apo një veprim tjetër.
Nuk ka asnjë arsye për të parë se çfarë do prodhojë dera e presidencës më, ka mbaruar punë me këtë çështje, gjë që do të thotë se procesi zgjedhor, ka një fillim dhe një mbarim dhe nuk ka asnjë autoritet përjashto KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, që të disponojnë mbi procesin zgjedhor dhe atë përgatitor më tej. Kështu që nga pikëpamja formale juridike procesi zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore për këtë vit ka përfunduar në 30 qershor. 13 tetori nuk është datë zgjedhjesh, dhe këtë e them me bindje të plotë.” – tha Celibashi në emisionin “Kjo javë”,
Ai kritikoi edhe bojkotin e mbledhjeve nga kreu aktual i KQZ-së, Klement Zguri, ndërsa shtoi se ka të gjithë të drejtën ligjore që të shprehë mendimin e vet.
“Ai është në të drejtën e vet, të prezantojë qëndrimet dhe opinionet e veta në lidhje me çështje të ndryshme të procesit zgjedhor. Pa diskutim ka çështje e vendimmarrje për të cilat edhe unë mund të them që shiko, ajo çfarë ai tha nuk është ajo që përcakton ligji, por gjithmonë ky mbetet një opinion subjektiv. Ajo për të cilën me bindje e them, ka të bëjë qëndrimin e tij në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhjet e KQZ, për më tepër që ai është edhe kryetar i KQZ-së, nuk do të ishte mirë, se tani e ka korrigjuar këtë, edhe merr pjesë në mbledhje, nuk do të ishte mirë që të braktisë mbledhjen e KQZ-së. Ai ka gjithë të drejtën e tij ligjore që të shprehet dhe të japë opinionin e vet për gjithë sa diskutohet aty dhe në fund të konkludojë me votë. Të qenit në pakicë nuk të vendos në pozitë të vështirë. ” – përfundoi Celibashi.