Flash News

KRYESORE

Çelja e bisedimeve / ‘Dorëzohet’ Hahn: Nëse nuk ndodh sot...

Çelja e bisedimeve / ‘Dorëzohet’ Hahn: Nëse nuk

Komisionieri për Zgjerimi të Bashkimin Europian, Johanes Hahn deklaroi para vendimit final për nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillit Europian se nëse nuk ndodh sërish sot, kjo vjen si shkak i politikave të brendshme të BE dhe jo për faj të Shqipërisë.

“Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj. Kemi një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të vendeve anëtare për 5 prioritete kyçe, për të cilat patëm një vlerësim vitin e shkuar. Përsëri edhe këtë vit rekomanduam që të nisin negociatat.

Nëse nuk ndodh sot, sepse është Agjencia e Këshillit Europian, nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë dhe qeverisë së vendit.

Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe mendoj se është me rëndësi që ta dinë edhe qytetarët e Shqipërisë këtë.

Do doja të inkurajoja qeverinë që të vazhdojë me implementimin e reformave që janë në interes të shqiptarëve.

Sa i takon KE, ne jemi të përkushtuar të vijojmë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar kushtet e jetesës në rajon dhe në Shqipëri. Shpresoj që sapo të zgjidhen problemet e brendshme të BE, të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi anëtarësimin e rajonit”, tha komisioneri Hahn, gjatë një prononcim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Të fundit