Flash News

KRYESORE

Çelja e negociatave me BE, Mogherini dorëzon raportin e KE-së. Takim me Bashën, Kryemadhin e Metën

Çelja e negociatave me BE, Mogherini dorëzon raportin e KE-së.

Pasditen e sotme do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i KE-së me në krye shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Mësohet se Mogherini do t’i paraqesë kryeministrit Rama raportin e KE-së, i cili do të bëhet publik nga Edi Rama dhe ambasadorja Romana Vlahutin.

Axhenda: 

Në orën 16:30 ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

17:30-18:00 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci. Pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama.

Takimet zyrtare do të zhvillohen të mërkurën. Në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. E pranishme do jetë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Të fundit