Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ndërsa pritet mbledhja e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, që do të bëhet të martën, përfaqësuesja e lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e vuri edhe një herë theksin tek hapja e negociatave.
“Dëshiroj të filloj me një koment pozitiv, pasi sot është plot një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”, ka thënë Mogherini.
Disa vende të BE-së kanë kërkuar që të merret një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Por duket se atmosfera e përgjithshme nuk është në favor të një vendimi të tillë.
Sipas një drafti të takimit që ka qarkulluar për mediat që të hënën thuhet se në përfundimet e takimit të ministrave të Jashtëm, do të theksohet vetëm përparimi i bërë që nga takimi i kaluar.
Duke llogaritur kohën e kufizuar dhe rëndësinë e kësaj çështjeje, Këshilli do t’i kthehet çështjes për të marrë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se shtatori i 2019.
Maqedonia e Veriut ka shumë shanse për hapjen e negociatave të anëtarsimit në BE, ndërsa gjërat nuk shihen po aq pozitivisht edhe për Shqipërinë. Ka qenë sërish një vendim i Hollandës, kontribuuesit më të madh të buxhetit të BE-së, e cila e ka vlerësuar se çelja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme.