Flash News

KRYESORE

Çelsi gjunjëzon Arsenalin dhe ngre trofeun e Ligës së Europës

Çelsi gjunjëzon Arsenalin dhe ngre trofeun e Ligës së

Çelsi është fituesi i Ligës së Europës për herë të dytë në hisotri. Blutë e Londrës mposhtën 4:1 rivalët e Arsenalit, në finalen që u zhvillua në Baku të Azerbaixhanit.

Ekipi i Unai Emeri zhvilloi nje loje me te mire në pjesën e parë, por nuk ishte konkret para porte pavarësisht shpejtësisë së Lakazet dhe Aubamejang që vunë shpesh në vështirësi prapavijën e bluve. Megjithatë, pas pushimit situata ndryshoi në mënyrë rrënjësore, pasi Çelsi shtoi një marsh dhe bëri menjëhërë diferencën.

Zhiru gjeti avantazhin pak minuta pas fillimit të kësaj pjese dhe më pas ishte Pedro që dyfishoi shifrat. Sulmuesi francez fitoi penalltinë e realizuar nga Hazard që çoi shifrat në 3-0 ndërsa Arsenali u ringjall falë golit të Iuobi.

Por nuk kishte fund të lumtur për “topçinjtë” pasi pak çaste më vonë kombinimi Zhiru-Hazard solli edhe golin e rezultatit 4-1 që vulosi fatin e duelit.

Të fundit