Flash News

KRYESORE

‘Censurë dhe autocensurë’/ Meta: Presionet politike kanë përkeqësuar lirinë e medias

Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për mungesën e lirisë së medias në Shqipëri, e cila sipas tij, ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.

Nëpëmjet një postimi të gjatë në facebook, Meta shkruan se gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar edhe në mjedisin dhe kushtet e punës së gazetarëve, gjithashtu.

Ai e vë theksin kryesisht tek censura dhe autosensura, e cila, sipas Metës, ndihet lehtësisht tek raportimet e gazetarëve. Më tej ai flet për mbylljen e emisioneve dhe largimin nga ekrani të disa gazetarëve si pasojë e presioneve politike.

“Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur "Fake News" në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e "kasetave të gatshme" dhe të transmetimeve me "regji qendrore" po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve”, shkruan ndër të tjera Meta.

Më tej presidenti flet edhe për nismën ligjore “anti-shpifje”të propozuar nga qeveria, duke thënë se ajo ‘tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.’

Të fundit