Flash News

KRYESORE

Cënuan sigurinë në vend, Shqipëria dëbon dy diplomatë të Iranit

Cënuan sigurinë në vend, Shqipëria dëbon dy

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme deklaroi se dy diplomatë nga  Ambasada e Republikës Islamike të Iranit janë dëbuar nga vendi ynë pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar, sipas zëdhënëses së MEPJ-së, është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Ky vendim,vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.

Në atë kohë kishte informacion se, Lavdrim Muhaxheri dhe disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Për këtë çështje, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan më shumë se 20 persona. Top Channel

Të fundit