Flash News

KRYESORE

Çerekfinalet e ‘Champions League’ mallkim për Messin, nuk ka shënuar që nga 2013-ta

Gjatë viteve të fundit në fazën çerekfinale të ‘Champions League’, Messi ka shfaqur një performancë jo të mirë në fushë duke qenë se nuk ka arritur të shënojë për Barcelonën.

Messi nuk ka shënuar në 9 çerekfinale të ‘Champions League”, ndërkohë që Barcelona në tre vitet e fundit është mundur nga Atletico Madrid, Juventus dhe Roma.

Goli i fundit i shënuar nga Messi në çerekfinale është ai i pesë viteve më parë, ku shënoi më 2 prill 2013 ndaj PSG, ndeshje e cila u mbyll me barazimin 2-2.

Që nga ajo periudhë ka vetëm një lojë në gjysmëfinalen e vitit 2015 në të cilën Mesii ka luajtur një rol të madh, me Bayern Munich ndaj të cilit ka shënuar 2 gola, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të katalanasve.

 

Të fundit