Flash News

KRYESORE

Çerekfinalja dramatike e Kupës së Italisë, Milani eleminon Interin pas golit në kohën shtesë

Çerekfinalja dramatike e Kupës së Italisë, Milani eleminon

Si zakonisht derbi Milan-Inter mbart mjaft emocione, por këtë herë ishin edhe më të forta.

Në “San Siro” u luajt çerekfinalja e Kupës së Italisë, e cila zgjati 120 minuta. Koha e rregullt përfundoi pa gola, por me episode të kontestueshme.

Një gol i anuluar për Interin dhe dy momente të diskutueshme për penallti, nga një për secilin ekip, ishin rastet për t’u veçuar nga 90-minutëshi i kohës së rregullt.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 104-t nga Crutone, i cili kalon kuqezinjtë në gjysmëfinale, ku përballë do të kenë Lazion e Thomas Strakoshës.

Të fundit