Flash News

KRYESORE

Ceremonia e çmimeve 'Oscars 2019', të favorizuarit kryesorë

Ceremonia e çmimeve 'Oscars 2019', të favorizuarit

Sonte zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar në 24 kategori. Sipas një parashikimit të ekspertëve të gazetës ‘The New York Times’, filmi bardhezi “Roma” i regjisorit Alfonso Cuaró, mbetet i favorizuari kryesor.

Nëse realizohet ky parashikim, do të jetë hera e parë që një punim i kandiduar gjithashtu në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj dhe i shpërndarë nga Netflix të fitojë një Oscar.

Alfonso Cuaró është i favorizuar për të marrë gjithashtu edhe çmimin “regjisori më i mirë”. Film tjetër që mund të surprizojë është ai “A Star Is Born” me Laddy Gaga dhe Bradley Cooper.

Në kategorinë e aktores më të mirë, The New York Times parashikon se trofeun do e marrë 71-vjeçarja Glenn Close për filmin “The Wife.”

Statujën e Oscar-it për kategorinë e aktorit më të mirë mund të rrëmbejë Rami Malek, që luajti ish-solistin e grupit Queen Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody.”

Një tjetër i favorizuar është Christian Bale, që interpreton në filmin “Vice”, dedikuar ish-zv./presidentit amerikan Dick Cheney.

Të fundit