Flash News

KRYESORE

Certifikohen 5 poligrafët e parë, Kim: Janë ‘armë’ kundër korrupsionit, testit do t’i nënshtrohen punonjësit e BKH

Certifikohen 5 poligrafët e parë, Kim: Janë

Janë certifikuar sot pesë ekspertët e parë që do të përdorin, poligrafin- ‘makinën e së vërtetës’ në funksion të SPAK dhe BKH.

Kjo makineri është dhuruar nga SHBA për të shtyrë përpara më shumë Reformën në Drejtësi. E pranishme gjatë ceremonisë së diplomimit të ekspertëve, e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila i cilësoi poligrafët e parë si ‘armë’ për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, si dhe testit do t’i nënshtrohen punonjësit e BKH, para punësimit.

“Përparimi i Reformës në Drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm të të ardhmes suaj. Jam e kënaqur që jam këtu për të shënuar suksesin e 5 studentëve, që përfunduan me zell 400 orëve mësimi sfidues në shkencën e poligrafisë, përfshirë fiziologjinë njerëzore, psikologji, teknikat e intervistimit dhe interpretim të rezultateve të testit.

Ky është një moment i rëndësishëm edhe në jetën e Shqipërisë, që ka ligjin e ri të SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH ti nënshtrohen ekzaminimit me poligraf, para punësimit.

Këta ekzaminues dhe pajisja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar në bazë të ligjit për SPAK.

Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, një tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.

Njësia do të kryejë ekzaminimet për kandidatët për drejtues të BKH gjatë kësaj jave, një hap domethënës për ta vënë në zbatim BKH.

SHBA do vazhdojnë tju ndihmojnë në këtë detyrë dhe në funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm. Sikurse në përparimin në fusha të tjera të reformës në drejtësi, SHBA qëndrojnë me vendosmëri me qeverinë e Shqipërisë, ndërsa largoni korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale”, tha ambasadorja.

Të fundit