Flash News

KRYESORE

"Ç'është ky kompleks xhanëm!", ish-ministri: Stop! Troç! S'jemi myslimanë, jemi komb laik!

"Ç'është ky kompleks xhanëm!",

Ish-ministri i Kulturës në qeverinë "Berisha", Ylli Pango deklaron se shqiptarët nuk janë “komb mysliman” dhe se kjo u duhet bërë të qartë të huajve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pango shkruan se kemi qenë paganë si të gjithë, pastaj te krishterë, pastaj pjesërisht jemi konvertuar në muslimanë dhe më pas në shekullin e 20 e deri sot ka mbizoteruar laicizmi.

Reagimi i plotë:

“Janë fiksuar anekend matane e perketej oqeanit qe jemi nje komb musliman. U duhet thene e rithene nja nje milion here kudo ne forume e mediume, rrjete sociale e tryeza politike: (sidomos politike, sepse politika mendon se e dredh bukur ne takime nderkombetare e perfiton nga te gjithe duke e lene “ as keshtu e as ashtu”): Jemi shtet laik por edhe komb ne pjesen e tij derrmonjëse laik.

Pa asnjë nuancë nënvleftesimi a mbivleresimi për asnjerin besim fetar, Thjesht me nuancen e së vërtetës, realitetit: “Jemi kryesisht LAIKË”

Pse? Rrethanat historike, politike, aresye psikologjike, kulturore etj. Cilatdo qofshin! U duhet thene e perseritur të huajve qe na njohin kaq perciptas qe nga presidentet e deri te njerezit e thjeshte te tyre, ne Perendim e ne Lindje.

“Kemi qene paganë si të gjithë. Pastaj te krishtere. Pastaj pjeserisht jemi konvertuar ne muslimane (nje pjese formalisht) dhe me pas ne shekullin e 20 e deri sot ka mbizoteruar laicizmi” . Kaq. Stop! Troç! Nga se keni frike e ç’eshte ky komplekes xhanëm! As vehten si jemi vertet, nuk mund ta paraqesim dot?!” – shkruan ai.

Të fundit