Flash News

KRYESORE

‘Çështja Babale’, Belgjika i refuzon kërkesën për azil Albert Veliut

‘Çështja Babale’, Belgjika i refuzon kërkesën

Albert Veliu që njihet ndryshe si Babalja pritet të ekstradohet nga Belgjika, pas refuzimit të kërkesës për azil.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi nga Gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër, raporton Tch.

Largimi i Veliut nga Shqipëria ndodhi rreth një vit më parë, pas skandalit me publikimin e audio përgjimit, që PD pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ishministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Geron Xhafën, për rast të trafikut të drogës. Personi tjetër i përfshirë në histori, Fredi Alizoti, nga ana tjetër akuzoi Ervin Salianjin, ish-deputet të PD, se i ka ofruar lekë për të përfshirë vëllain e ish-ministrin në çështje.

Kjo çështje vazhdon të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Të fundit