Flash News

KRYESORE

Çështja “Brexit” nxit protesta në Britaninë e Madhe, protestuesit kërkojnë referendum të ri

Çështja “Brexit” nxit protesta në Britaninë e

Mijëra protestues kanë dalë të shtunën në rrugët e Londrës për të kundërshtuar daljen e vendit të tyre nga Bashkimi Europian, duke kërkuar kështu një referendum të ri për Brexit.

Në një situatë të tillë pas tre vitesh debate, ende është e paqartë nëse Brexit do të ndodhë përderisa kryeministrja Theresa May po planifikon të dalë nga kriza e thellë politike.

Kryeministrja deklaroi se mund të mos e sjellë në Parlament marrëveshjen e ndarjes nga Bashkimi Europian. Mediat lokale raportojnë se presioni ndaj May për dorëheqje po rritet.

May-t tani i mbetet të bindë ligjvënësit e vendit që të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Europian, pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej 29 marsit.

Të fundit