Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Dajti’/ Zyra e BE në Tiranë kërkon ndërhyrjen e KLGJ dhe Arta Markut

Çështja ‘Dajti’/ Zyra e BE në Tiranë

Bashkimi Europian, përmes ambasadorit në Tiranë, Luigi Soreca kërkon rishikim të vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, që pranoi gjykim të shkurtuar për vrasësin e katër policëve në gusht të vitit 2009. Soreca në një postin në ‘Twitter, shkruan se vendimi duhet vlerësuar urgjentisht nga KLGJ dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.

Gjykimi i shkurtuar nënkupton dënimin e tij me 25 vite burg; 10 vite i ka kryer ndersa i duhet te bëjë edhe 15 të tjera, por mund të dalë më shpejt duke përfituar nga disa hapësira ligjore si: sjellje e mirë.

Të fundit