All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Çështja e detit dërgohet në Hagë? Përgjigjet Mimi Kodheli

Çështja e detit dërgohet në Hagë? Përgjigjet
All - Paragraf - 1

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli pas dëgjesës në Presidencë për çështjen e detit, u shpreh se opozita ra dakord me presidentin.

All - Paragraf - 3

Sipas Kodhelit, marrëveshja me Greqinë duhet të bëhet sa më shpejtë në mënyrë që të dyja palët të negociojnë me nëjri-tjetrin.

E pyetur nga gazetarët nëse çështja mund të shkojë në Hagë,  siç kërkoi deputeti demokrat Tritan Shehu, Kodheli u përgjigj shkrurt, “Nuk jemi ne grupi negociator. Ministri i Jashtëm e ka diskutuar në dëgjesat pubilke që shkohet në Hagë nëse grupet negociatore nuk pranojnë të hyjnë në marrëveshje. Por ne do të hyjmë në marrëveshje me grupin negociator grek. Të gjitha palët ishin dakod me presidentin”. 

Kujtojmë që Shehu, në një deklaratë për median pas dëgjesës në Presidencë tha se do ishte mirë që çështja e detit të dërgohet në Hagë. "Shprehëm qëndrimin tonë që zgjidhja racionale e kësaj çështje, arritja e një marrëveshje të drejtë për të gjithë palët dhe stabilitetin, evitimi i çdo keqkuptimi, çdo mungese transparence, apo elementesh të tjerë, është çuarja e kësaj çështje në dakordësi me Greqinë Gjykatën Ndërkombëtare të Dritësisë në Hagë, për të pritur verdiktin e pranueshëm për ne. Presidenti në asnjë bisedë nuk përjashton mundësinë e kalimit të kësaj çështje në Gjykatën e Hagës”, u shpreh deputeti Tritan Shehu", tha Shehu. 

 

Të fundit