Flash News

KRYESORE

Çështja e detit, mediat greke: Rama-Tsipras takim në Londër

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras do të takohen këtë të martë në Londër, raporton gazeta fqinje Kathimerini.

Ky takim bëhet në një moment që dy vendet pritet të finalizojnë marrëveshjet për disa çështje, ndër to dhe ajo e detit.  Takimi mes dy lliderëve do të zhvillohet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit, njoftojnë mediat greke.

Kujtojmë që prej ditësh mediat helene raportojnë për një takim të mundshëm mes Ramës e Tsipras, sidomos pas lajmit që u dha se ishte arritur një marrëveshje për detin mes ministrave të Jashtëm,  Bushatit dhe Kotzias.

Të fundit