Flash News

KRYESORE

Çështja e detit, Meta pret në Presidencë deputetët e Komisioni të Jashtëm  

Çështja e detit, Meta pret në Presidencë deputetët e

Presidenti Ilir Meta ka pritur orët e para të mëngjesit deputetët e Komisionit të Jashtëm për të biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Presidenti e mori këtë vendim pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati. Fillimisht, Presidenti pranoi kërkesën, por këshilltarët e tij kanë këmbëngulur që ai të ndryshonte qëndrim, duke i dhënë Presidentit Meta dy arsye.

E para, thirrja për seancë dëgjimore në komisione ka vlerën e një llogaridhënieje para deputetëve dhe kjo, sipas këshilltarëve të Presidentit, do ta ulte Kreun e Shtetit në rangun e një ministri.

E dyta, raportimi i Presidentit në një komision të Kuvendit do të përbënte një precedent me rrezik, duke e ekspozuar Presidentin ndaj thirrjeve të tjera të mundshme në të ardhmen, edhe për çështje që mund të mos ketë dëshirë të trajtojë.

Për këto arsye Presidenti ftoi Komisionin e Jashtëm në zyrën e tij për të trajtuar shqetësimet e Kreut të Shtetit mbi negociatat.

Të fundit