Flash News

KRYESORE

Çështja e emigrantëve, Ermal Meta kundër Matteo Salvini-t: Para kufijve ekzistojnë njerëzit

Çështja e emigrantëve, Ermal Meta kundër Matteo Salvini-t:

Në vitin 1994 Ermal Meta bashkë me familjen e tij lanë Shqipërinë për një jetë më të mirë drejt shtetit italian. Pas shumë viteve punë dhe përkushtim, ai është sot një nga kantautorët më të mirë dhe mjaft i vlerësuar. Meta, nëpërmjet muzikës i këndon dhe çështjeve sociale dhe problematikave më të mëdha në botë, siç është dhe ajo e emigrimit dhe terrorizmit. Temë e cila ishte fabul e këngës konkurruese këtë vit në Eurovizion, me të cilën përfaqësoi shtetin italian.

Ermali e di mirë çfarë do të thotë të jesh emigrant dhe ndaj shpesh herë ka kundërshtuar politikat anti-emigrantë të ministrit të Brendshëm në Itali, Matteo Salvinit.

Në një intervistë për “Donna Moderna”, Ermal Meta shprehet:

“Nëse do të kishte ndodhur 24 vjet më parë kjo që po ndodh tani, nuk do të isha këtu, duke bërë muzikë.. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë. Para kufijve ekzistojnë njerëzit dhe i duhet dhënë një mundësi jetës. Ndihem keq me këtë që po ndodh. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe duket se nuk duan t’i gjejnë një zgjidhje këtij problemi. Më kall datën kjo situatë.” 

Por kjo nuk është hera e parë që mes Salvinit dhe Metës ka përplasje, pasi ministri i Brendshëm ishte kundër përfaqësimit të Italisë në Eurovizion nëpërmjet një këngë që flet për emigrantët.

Të fundit