Flash News

KRYESORE

Çështja e Katalonjës prek edhe Katy Perry-n, këngëtarja sulmohet nga fansat

Çështja e Katalonjës prek edhe Katy Perry-n,

Këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se më 28 qershor do të mbajë koncertin e saj në Barcelonë, në kuadër të turit të “Witness The Tour”, është kritikuar nga fansat pasi kripi është realizuar pranë posterit të kombëtares spanjolle.

Në profilin e Kate Perry janë ngritur një sërë polemikash dhe sulmesh, midis atyre në favor dhe atyre që janë kundër pavarësisë katalanase.

Për disa orë ka pasur fraza si: “Mos bëni gabime, Barcelona nuk konsiderohet pjesë e Spanjës” ose “Barcelona nuk është Spanja” por gjithashtu “Katalonia është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e Spanjës”.

Nuk dihet nëse artistja 33 vjeçare është e vetëdijshme për gjendjen e tanishme politike në Katalonjë, por për momentin nuk ka reaguar ndaj fansave të saj.

 

Të fundit