Flash News

KRYESORE

Çështja e kryebashkiakut të Mallakastrës, KQZ rrëzon kërkesën e Bibës për Kapllanajn

Çështja e kryebashkiakut të Mallakastrës, KQZ rrëzon

KQZ ka  rrëzuar kërkesën e Denar Bibës për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllajt.

Denar Biba kërkoi shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Kapllanaj, por KQZ votoi më 4 vota kundër kërkesës së nënkryetarit të KQZ-së dhe me 3 vota pro.

Kujtojmë që Komisioni Partia Socialiste reagoi sot para fillimit të mbledhjes duke kritikuar fillimisht vendimin e Prokurorisë, e cila ndonëse pranon se Kapllanaj ka qenë më parë i dënuar me 2 vite burg për kryerjen e veprës penale të ‘vjedhjes’, thekson se ai nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit  pasi “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ky ligj ka përfunduar tashmë prej 1 viti”.

Sipas PS, ndalimi i funksioneve publike nuk përllogaritet në ditën kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por në kohën kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015.  Socialistët akuzuan edhe kreun e KQZ-së, Klement Zguri, se nuk ka vepruar për rastin.

 

 

 

 

Të fundit