Flash News

KRYESORE

Çështja e kufirit detar me Greqinë, Meta qetëson qytetarët: Shqiptarët të jenë të sigurt, respektoj vendimin e Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të vizitojë Drashovicën, pikërisht në 100-vjetorin e luftës së Vlorës. Gjatë kësaj vizite kreu i lartë i shtetit ka dhënë një koment referuar deklaratës së kryeministrit grek, Mitsotakis për zgjerimin e Greqisë 12 milje në detin Jon pa marrëveshje.

Meta ka sjellë në kujtesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 2010, i cili hodhi poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Ai theksoi se Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën dhe do zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

“Pa asnjë diskutim shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën për cështjen në fjalë do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet ta bëjnë të gjitha institucionet tona”, është shprehur ndër të tjera Presidenti.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 15.4.2010, shfuqizoi marrëveshjen detare me Greqinë. Dy vendet vijojnë negociatat për të arritur një pakt për zonat ekskluzive prej disa vitesh, por ende nuk është arritur diçka konkrete.

Të fundit