Flash News

KRYESORE

"Çështja e të pagjeturve, turp i bashkësisë ndërkombëtare", Thaçi mesazh në Ditën e të Zhdukurve: Duhet bërë presion Serbisë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve referuar qytetarëve të humbur në Kosovë. Duke e cilësuar çështjen e të pagjeturve si turpi i bashkësisë ndërkombëtare, Thaçi ka shprehur keqardhjen që Serbia po e politizon zbardhjen e fatit të tyre.

"Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", ka thënë ndër të tjera Thaçi, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

Kosova vazhdon të ketë 1,647 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99. Ndërkaq, familjarët e tyre e kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjenden ndonjëherë.

Mesazhi i plotë i Thaçit:

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë.

Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje. HTH

Të fundit