Flash News

KRYESORE

Çështja e Teatrit Kombëtar, Mustafaj: Vendimi i Ramës, bashkia e ka vetëm në letra

Çështja e Teatrit Kombëtar, Mustafaj: Vendimi i Ramës,

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, analisti dhe ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Mustafajt pro shembjes së tij janë vetëm qeveria e bashkia dhe se opozita e të gjithë intelektualët janë kundër.

Ai nënvizoi se qeveria mund të marrë një gjobë siç ka marrë për shkak të vendimeve të këqija, duke argumentuar edhe vlerat që mbart ndërtesa e Teatrit.

Po ashtu Mustafaj tha se Këshilli Bashkiak është në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk ka vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe shtoi se kryebashkiaku Veliaj ndjek vetëm urdhrat e kryeministrit Rama.

Edi Rama bëri një hile që është në natyrën e tij. Ishte një problem i qeverisë dhe ai e kaloi tek Bashkia. Duke qenë Teatër Kombëtar, është problem i qeverisë. Rama nuk mund të shpëtojë dot nga përgjegjësia. Unë besoj se të gjitha përgjegjësitë janë mbi Ramën. Vetëm në letra e ka Bashkia Tiranë, por Edi Rama është ai që vendos për këtë çështje. Shumë organizata ndërkombëtare kanë dalë në mbrojtje të Teatrit. Erion Veliaj nuk duhet ta lëre veten që të përdoret nga Edi Rama. Çështja është e agravuar maksimalisht, është në dorë të Edi Ramës. Unë e di se të gjithë janë kundër për TK, përpos qeverisë e bashkisë, janë pro të gjithë artistët, të gjithë intelektualët.

Këshilli Bashkiak është në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk ka vendim nga GJK. Qeveria mund të marrë një gjobë sic ka marrë për shkak të vendimeve të këqija. Veliaj e ka marrë vendimin, sepse Rama e ka marrë më së pari. Erion Veliaj nuk lëviz dot vendimet e kryeministrit. Autoritetet shtetërore nuk po tregojnë kompromis. Turpi i përplasjes i mbetet qeverisë. TK duhet ruajtur, sepse është godinë historike”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit