Flash News

KRYESORE

Çështja e Teatrit, Lubonja mbështet deklaratën e Bashës: “Është reagim i mirë”. Por ka një “por”

Çështja e Teatrit, Lubonja mbështet deklaratën e

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për median ditën e sotme u shpreh i prerë se “do iu vënë minat kullave” nëse do ngrihen te Teatri Kombëtar.

Këtë deklararatë të Bashës e ka mbështetur dhe analisti Fatos Lubonja, i cili, i ftuar në News 24, u shpreh se reagimi i Bashës është i mirë. Megjithatë, sipas tij, ky reagim duhet të institucionalizohet, duke u nisur nga ajo që kishte shkruar pak ditë më parë studiuesi Aurel Plasari.

"Është një reagim i mirë dhe kjo duhet të institucionalizohet. Kjo është si ajo që premton zero ndërtime dhe bën ndërtime. Është e rëndësishme si presion", tha Lubonja.

Ndësa se sa e sinqertë është kjo deklaratë, analisti tha, "Nuk e matim dot, por mendojë që ka një ndjenjë të përgjithshme që këtu është kaluar çdo kufi me arrogancë".

I pyetur më tej nëse Presidenti do ta kalojë ligjin ,a i u shpreh, “Ku i dihet, partitë këtu janë bërë sh.p.k. Ku e dimë se mos bën ndonjë Pazar LSI dhe marrin ca zona për zgjedhje dhe votohet ligji. Këtu gjithçka është bërë banale. Por më banalja sot është format që përdoren për tu mbyllur gojën njerëzve. Ky është degjenerim i shoqërisë deri aty ku nuk mban më”.

Më tej analisti u shpreh se është privatizuar shteti. Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë konsideron privatizim, Lubonja tha, “Me privatizim të shteti unë kuptoj, kur shteti tjetërsohet nga ai që është organizmi për të mirën publike si arbitër, por dhe si mbrojtës i qytetarit nga krimi, por dhe si shtet social ndonjë herë. Ky është një vizion i shtetit normal, por në vend që të kryej këto funksione kapet nga disa privat që pasurohen në kurriz të interesit të përbashkët. Por dhe marrëveshja me Greqinë është një privatizim i shteti dhe kjo cenon dhe sovranitetin e vendit”.

Të fundit