Flash News

KRYESORE

Çështja e tranzicionit pas Brexit, reagon BE: Nuk është prioriteti ynë

Çështja e tranzicionit pas Brexit, reagon BE: Nuk është

BE-ja do të trajtojë çështjen e marrëdhënieve të reja me Britaninë e Madhe vetëm pasi të ketë avancuar në prioritetet e negociatave të përcaktuara nga dy palët, bëri sot të ditur Komisioni Evropian në përgjigje të kërkesës së Londrës për të negociuar një uniondoganor të përkohshëm pas Brexit.

“Duke marrë shkas nga kërkesa e Britanisë së Madhe për një periudhë implementimi, dhe të preferencës së saj në lidhje me marrëdhëniet në të ardhmen, pasi ne do t’i trajtojmë këto çështje sapo të kemi shënuar mjaftueshëm progrese në lidhje me kushtet e tërheqjes së detyruar”, njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian, i ngarkuar për negociatat në emër të 27 vendeve të BE-së.

Komisioni ritheksoi në këtë mënyrë pozicionin e marrë nga ana e shteteve anëtare, që kanë përcaktuar tre çështje për t’i trajtuar si prioritet, të ardhmen e shtetasve të BE-së në Britaninë e Madhe pas daljes nga BE, faturën e largimit, dhe çështjen e kufirit mes Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës të Veriut.

Në Tëitter, kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier rikujtori një nga rregullat themelore të përcaktuara nga 27-të.

 

Të fundit