Flash News

KRYESORE

Çështja Rraja/ Deputeti socialist konfirmon padashje mungesën e demokracisë në PS

Çështja Rraja/ Deputeti socialist konfirmon padashje mungesën e

Për deputetët e Partisë Socialiste ky nuk është një moment i mirë, pasi sa herë përballen me ndonjë gazetar ata pyeten për çështjen e Rrahman Rrajës. Rraja dyshohet se ka penguar drejtësinë për më shumë se dy muaj që të veprojë kundër djalit të tij, Rexhep Rraja, i denoncuar nga ish-e dashura për përdhunim dhe tortura.

Por pavarësisht qëndrimit që mund të kenë për këtë çështje, deputetët socialistë nuk mund të shprehen për shkak të mungesës së demokracisë brenda në parti dhe kjo është konfirmuar sot nga deputeti Arben Pëllumbi.

I vënë në vështirësi nga pyetjet e gazetarëve, Pëllumbi deklaroi se largimi ose jo i Rrajës nga PS, i takon atij personalisht dhe jo kolegëve të tjerë në parti.

“Kemi një çështje që ka të bëjë me djalin e kolegut tonë. Zoti Rraja di ta vendosë vetë, nuk na takon ne t’i japim mend apo t’i tregojmë këshilla se çfarë duhet të bëjë. I takon atij, nuk na takon neve”, u shpreh Pëllumbi.

Por në të vërtetë, vendimi për përjashtimin e një deputeti nga grupi parlamentar merret nga të gjithë deputetët e tjerë në grup. Deputetët duhet të votojnë nëse pranojnë ose jo largimin e kolegut, por mesa duket mbështetja që Rraja ka marrë nga kryetari Edi Rama ka stepur socialistët. Vetëm nëse bie kjo mbrojtje e kryetarit, deputetëve të tjerë në grup nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ngrejnë dorën, pa bërë asnjë koment më shumë.

Largimi i mundshëm i Rrajës, deputeti e PS: Për çfarë akuzohet kolegu ynë?

Të fundit