Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Shullazi’, Ambasada e SHBA: Mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi

Çështja ‘Shullazi’, Ambasada e SHBA: Mbështesim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sot për çështjen ‘Shullazi’, ku në një prononcim për ‘Zërin e Amerikës’ thotë se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Çështja ‘Shullazi’ rrezikoi të hynte në ngërç për shkak të largimit nga Shqipëria për shkaqe shëndetësore të prokurorit përgjegjës. Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela kërkoi hedhjen e shortit për prokurorët zëvendësues, por kjo u kundërshtua prej tyre.

Pasi u dhanë edhe masa disiplinore ndaj 10 prokurorëve, Donika Prela mori përsipër çështjen dhe do të jetë ajo që do të japë në gjyq pretencën për Shullazin.

Të fundit