Flash News

KRYESORE

Çeshtja Shullazi, dëshmon deputeti i PS-së..., tregon debatin me të akuzuarin

Në vijim të hetimeve për çështjen e hotel Vollgës në Durrës dhe të pandehurin Emiljano Shullazi, sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje, edhe deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili ka dëshmuar për atë që di rreth kësaj çështeje. Sipas deputetit Jurgis Çyrbja ai është takuar më parë me Ylvi Beqajn, për të regjistruar pronën e tij. Beqaj dhe Shullazi kanë nënshkruar një akt dhurimi mes tyre. Beqaj i dhuroi Shullazit tokë, në shenjë mirënjohje.  Dhe, po sipas tij, ai është takuar edhe me vetë Shullzin në një lokal afër shtëpisë së tij në Shijak. Shullazi, si pronar i ri, i ka kërkuar regjistrimin e pronës dhe deputeti, atë kohë ai drejtonte zyrën e Hipotekës në Durrës, i ka thënë se do të vepronte sipas ligjit dhe më pas i ka regjistoruar pronën dhe ka pasur kufizim të saj. Po sipas deputetit nuk është kërcënuar nga Shullazi, por ka pasur debate të forta me të. Pas Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës, Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste është politikani tjetër që rezulton i “përfshirë” në çështjen e Emiljano Shullazit.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe noterja Aida Spahiu. Ajo ka deklaruar se në zyrën e saj kanë shkuar biznesmeni Beqja dhe Shullazi. Sipas saj, Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke. “Ka ardhur në zyrën time Ylvi Beqja dhe Shullazi. Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke në shenjë mirënjohje. Të dy nënshkruan dy kontrata dhurimi. Beqaj në kontratën e dytë i dhuroi tokën pa kushte”, ka deklaruar noterja Spahiu. Ndërsa avokati Neshat Fana, u paraqit në seancë por nuk pranoi të dëshmojë për shkak të sekretit profesional. Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule. Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi i tij Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa.

Të fundit