Flash News

KRYESORE

Çështja “Skripal”, edhe Maqedonia dëbon diplomatin rus

Çështja “Skripal”, edhe Maqedonia dëbon diplomatin

Pas Britanisë së Madhe dhe disa shtete evropiane, përfshirë edhe Shqipërisë, edhe Maqedonia është solidarizuar lidhur me çështjen “Skripal” dhe ka vendosur të dëbojë një diplomat rus.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme në Maqedoni, pas konsultimit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar.

“Ministria e Jashtme njofton se në konsultat me aleatët dhe partnerët nga BE dhe NATO dhe duke u solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, është vendosur që të depërtohet një diplomat i Federatës Ruse për shkak të rastit të helmimit të agjentit rus Sergej Skriptal”, sqaron MPJ në Maqedoni.

Vendimin e Maqedonisë e ka mbështetur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garett.

SHBA-të dhe BE-ja kanë dëbuar gjithashtu dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, më 4 mars, në Sallsbëri të Anglisë.

 

Të fundit