Flash News

KRYESORE

Çështja "Tahiri", Partia Demokratike: Të ngrihet komisioni hetimor për Etilda Gjonajn

Çështja "Tahiri", Partia Demokratike: Të ngrihet

Demokratët do të miratojnë në mbledhjen e grupit të PD-së kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë, si dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit. Partia Demokratike kërkon hetim për Etilda Gjonaj në lidhje me ekstradimin e Nezar Setiti.

Tre çështjet më kryesore të komisionit janë:

- verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

- veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

-ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish- Ministrin e Brendshëm.

Të fundit