Flash News

KRYESORE

Çështja “Tahiri”, Prokuroria firmos urdhër-arrestet për tre ish-zyrtarë të policisë

Çështja “Tahiri”, Prokuroria firmos urdhër-arrestet

Tre urdhër-arresti për zyrtarë të cilët dyshohen se janë përfshirë në çështjen tahiri pritet të ekzekutohen nga policia.

Urdhër-arrestet janë dërguar nga Prokuroria për në polici duke u bazuar në hetimet që ka zhvilluar Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj” ku i përfshirë ëshët dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Një prej zyrtarëve të lartë për të cilin është lëshuar urdhër-arresti është dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jeald Çela. Ai ka drejtuar policinë e Vlorës nga viti 2014-2017, i cili është larguar nga detyra menjëherë pas ardhjes së Fatmir Xhafës në ministrin e Brendshme.

Një tjetër zyrtar, që pritet të arrestohet për disa orë, është ish-drejtues në policinë e Dhërmiut. Ai është shfaqur në pamje filmike me Habilajt.

Një tjetër urdhër arresti është prerë për një ish-zyrtar policie në Shkodër, i cili dyshohet për lidhje me grupet e trafikantëve në këtë qytet.

Ende nuk bëhen publike emrat e këtyre ish-zyrtarëve, pasi deri më tani nuk janë ekzekutuar urdhër-arrestet.

 

 

Të fundit