Flash News

KRYESORE

Çështjet që duhet të jenë pjesë e reformës së Akademisë së Shkencave, Fuga: Duhet të bëhet përmes rithemelimit

Çështjet që duhet të jenë pjesë e reformës

Në takimin e zhvilluar mes kryeministrit dhe akademikëve  në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave , akademiku Artan Fuga ka propozuar 7  çëshjet të cilat duhet të jenë pjesë e kësaj reforme.  

Fuga u shpreh se është dakord që kjo reformë ka mbetur ne mes, dhe se sipas tij, reforma duhet të nis përmes rithemelimit.

 “Jemi dakord që reforma ka mbetur në mes. Mendoj se janë disa çështje që duhet të diskutohen dhe të jenë pjesë e reformës. 1. Duhet reformë dhe rezultate. 2. Reforma duhet të kapë auditin e përdorimit të fondeve, sepse ende nuk kemi mundësi të kërkojmë fonde të tjera. U bënë vite që kam kërkuar këtë. 3. Reforma e personalitetit që ka mbetur në mes të rrugës. A mundet që personaliteti i akademisë të mos ketë dekorata? 4. Reforma e statusit të akademikut dhe statusi i tij. Pse ka frikë akademia të bëjë thirrje për anëtarë të rinj. A do dalin akademikët në pension si të tjerët? 5. Reforma e matjes së punës shkencore. Ku janë kriteret e performancës? 6. A duhet të përfshijë dhe inovacionin kjo Akademi. 7. Reforma e legjitimitetit. Kush e përfaqëson Akademinë?. Keni të drejtë kur thoni se Akademia nuk është zhvilluar normalisht. Unë propozoj që reformimi të bëhet përmes rithemelimit. Në fillim reformim më pas zgjedhje”- tha Artan Fuga.

 

Të fundit