Flash News

KRYESORE

ÇEZ, Balla: Prokurorja mbylli çështjen pas hetimit 10 ditor, të thirren Sali e Shkëlzen Berisha si dhe dy ish-ministrat

ÇEZ, Balla: Prokurorja mbylli çështjen pas hetimit 10 ditor,

Deputeti socialist Taulant Balla në një deklaratë për median ka rikthyer në vëmendje dhe njëherë çështjen ÇEZ dhe dëmin ekonomik  shkaktuar shtetit shqiptar.

Balla shprehet se prokurorja e kësaj çështjeje ka hetuar 5400 faqe vetëm për 10 ditë, duke mbyllur këtë çështje me vendim gjykate, gjë që sipas tij është e pamundur. Sipas Ballës, për fat të mirë gjykata e rrethit Tranë sot  vendosi rikthimin e çështjes.

Balla listoi një sërë emrash që sipas tij duhet të paraqiten në prokurori për të dëshmuar, si; Sali Berisha, Genc Ruli,  Ridvan Bode, Florjon Mima, Eno Bozdo, Shkëlzen Berisha.

“Shkëlzen Sali Berisha të dëshmojë pasi ka dyshime se transaksioni prej 7 milion euro që është  kryer në 12 qershor 2009, është pagesë ryshfeti nga ana e kompanisë. Kemi vendim gjykate që i kërkon këtyre personave të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës. Kujtojmë që prokurorja e çështjes kërkonte mbylljen e saj”, u shpreh Balla.

Të fundit