Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë”, kështu e nis reagimin e fundit të tij akademiku Artan Fuga.
Përmes një statusi në “Facebook” Fuga ka publikuar 11 hamendësime për ministrant teknikë ku hamendëson për detyrat që mund të jenë duke bërë ministrant teknikë të qeverisë “Rama 2”.
Reagimi i Fugës:
11 hamendje: çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë!
-----------------------------------------
Ministrat teknikë po shkruajnë raportet për shkeljet e administratës në zgjedhjet e 25 qershorit - u tha publikisht.
Ore nuk kanë shkruesa (hand) këta sikurse kishte shoku Zylo si shkrues Bamkën te romani i shkrimtarit Dritëro Agolli?
Ore se mos u kërkojnë edhe të pastrojnë dikasterin?
Përse i trajtoni kështu?
Lutem, meqë televizori im ka defekt, kur të jepet lajmi që ministrat teknikë, sipas njoftimit që është bërë, të kenë mbaruar së shkruari raportet për shkeljet administrative të punonjësve në varësi të dikasterit ku qendrojnë, gjatë zgjedhjeve të kaluara,
ndonjë nga miqtë këtu të më njoftojë.
Pse do të thoni ju ?
- Sepse dua të di nëse job description i një anëtari të qeverisë e përmban këtë gjini shkrimi : raport për sjelljen e administratës gjatë zgjedhjeve!!!
- Kujt do t'ja paraqesin atë raport, se mesa kam unë dijeni për etikën e burokracisë, ata nuk mund t'ia japin opinionit publik, por numrit një të ekzekutivit, a thua se qeveria ka nevojë për ministrat teknikë për këtë punë.
Pra, cfarë punë ka opozita me një detyrë administrative brenda hierarkisë qeveritare???
- Sa duhet për ta shkruajtur atë raport, se mos u ndodh si me atë barcaletën në kohën e monizimit:
Njeri hyri në punë si pastrues rrugësh. I thanë :
Ti do të fshish rrugën e Durrësit.
Mirë - tha ai i shkreti.
Kush fliste dot atëhere??? Njësoj si sot në grupin parlamentar. Erdhi muzgu. Prit që ai të kthehej dhe të dorëzonte fshesën prej shqope në magazinë. Hiç. Prit një ditë, dy, tre. Hic. Kur ra një zile telefoni.
Ishte fshesaxhiu :
O shefo, tha, më dërgoni një fshesë tjetër, se kam arritur te Ura e Daljanit pothuajse por më është është konsumuar fshesa.
- Unë mezi po pres t'i lexoj ato raporte, nëse nuk do të jenë top sekret, sepse me siguri do të jenë perla proze nëse nuk do të jetë poezi ose balada epope. Po kam frikë se do të jenë shumë të gjatë. Dhe po qe se do të jenë aq të gjatë sa kohë marrin për t'u shkruajtur, kam frikë se nëse ministrave teknikë do t'u kërkohet të bëjnë edhe redaktimin e shkarakavinave që thuhet gjoja se po bëjnë, atëhere kam frikë se do të na ndodhi si me Sherazaden te "Një mijë e një netët", përralla arabe ku nusja e gënjente burrin, princin, duke e vendosur në gjumë për të mos bërë seks me të.
- Jam kurioz të di në fund të proçesit nëse këta ministrat e pafajshëm teknikë do të shkruajnë vetëm raportet për shkeljet administrative në ministritë e tyre, apo do të shkruajnë edhe për ministritë e tjera ku drejtojnë ministrat socialistë?
Apo këta të fundit me inteligjencë as ja fishkëllejnë kësaj pune fare. Këtë detyrën këtyre teknikëve ja u ka vendosur kryeministri, apo kush tjetër? - sepse nuk po merret vesh kjo punë!
- Jam gjithashtu kurioz të di se ku i marrin të dhënat e shkeljeve këta ministra. Sepse si rregull duhet t'i marrin nga vartësit e tyre në të gjithë hierarkinë e pushtetit ekzekutiv. Por, këta të fundit as ua fishkëllejnë atyre sepse dihet se këta janë ministra me kontratë të përkohshme. Presin ata që ata që mund të kenë bërë shkelje të raportojnë shkeljet e tyre ose të kolegëve të tyre?
O i shkreti unë!
- Apo mos të dhënat i marrin nga dëgjesa publike? Por, unë nuk shoh që opozita të bëjë dëgjesa publike të paktën me elektoratin e saj. Ankohet vetëm për dëgjesat publike të zotit kryeministër, por vetë nuk bën. Nëse ka ndrojtje se mos i thonë se po kopjon stilin e qeverisë, le të bëjë aktivitete të tjera si përshëmbull : "Bisedë rreth zjarrit partizan".
- Mua më duket se në këto ditë vere opozita është me pushime, çka është e natyrshme pas lodhjes disamujore të fushatës, edhe administrata është me pushime sepse kur nuk ka qeveri të re ende, nëpunësit natyrshëm janë disi inaktivë. Të vetmit që punojnë në mes të zhegut janë ministrat teknikë.
Nuk punon as mishi as peshku, por punojnë këta që janë as mish as peshk. Ata që sot janë ministra dhe nga dita në ditë do të jenë përsëri të papunë, pothuajse.
- Kam edhe një paqartësi. Kur ministrat ende nuk i paskan shkruar ato raportet, përse nuk pret opozita faktet, por ankohet se administrata ka qenë e mobilizuar kundër saj përgjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare? Ose e di këtë fakt dhe nuk ka nevojë për raportet, i di hollësisht, ose nuk i di, pret t'i dijë, dhe atëhere nuk duhet të flasi. Thjesht logjikë elementare që nga koha e gjeometrisë të Pitagorës.
- Mos vallë pret që qeveria raportet që ka porositur të shkruajnë ministrat teknikë, e ka bërë në mënyrë që me këto raporte të furnizojë opozitën me të dhëna, që opozita të kritikojë qeverinë me të dhënat që asaj i ka dhënë qeveria?
Po qe se ndodh kjo atëhere do të më kujtonte Jaroslav Hashekun e famshëm kurse Shvejkët do të ishim ne qytetarët.
- Kush do ta ketë të drejtën e autorit për këto raporte - epope, qeveria, ministria përkatëse, opozita, vetë ministri, apo do të jetë një raport me autorësi të përbashkët? Kjo do të kishte qenë vërtet një perlë politiko-administrative.
Ministrat po bëjnë edhe punën e shkruesave që punojnë edhe për Kontrollin e Shtetit, edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe për OSBE, që e kanë genuine të tregojnë publikisht sjelljen e administratës gjatë, para dhe pas procesit zgjedhor.
Ata po i shfrytëzojnë të gjithë. Ama... nuk besoj se ata po shkruaajnë gjë pe gjëje. Ku ka budallenj sot!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38