Flash News

KRYESORE

“Çfarë bëre kështu baba, i vrave për një mur” ulërimat e djalit të vrasësit në Gjirokastër

“Çfarë bëre kështu baba, i vrave për një

Autori i i vrasjes së dyfishtë të çiftit të bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër pas kryerjes së krimit, ka shfaqur një gjendje psikologjike të rënduar e cila erdhi si pasojë e reagimeve të familjarëve të tij.

“çfarë bëre kështu” është dëgjuar të thërrasë bashkëshortja e Apostol Kosta. “po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?” ka qenë reagimi i djalit të Apostok Kostës, Roland Kosta 45 veç.

Duke parë reagimin e familjarëve dhe më pas kujën e vënë prej tyre për ngjarjen e rëndë, Apostoli ka drejtuar automatikun nga vetja duke tentuar vetëvrasjen, por djali i tij ka nxituar për ta ndaluar vetëvrasjen.

Pavarësisht reagimit të menjëhershme të të birit, plumbi ka prekur nofullën dhe ka dalë në anën e majtë të saj, pak poshtë syrit.

Kur policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, Kosta ishte pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pasi është përmendur ai ka shfaqur pendese pasi është dëgjuar të  shprehet: “ç’bëra kështu” fjalë të cilat i ka artikuluar me shumë vështirësi.

Të fundit