Flash News

KRYESORE

Çfarë deklaronte një vit më parë për ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’ drejtori i shkarkuar nga Rama

Çfarë deklaronte një vit më parë për

Kryeministri Rama shkarkoi sot nga puna Drejtorin e Hipotekës së Durrësit, pasi Ardian Iljazaj refuzoi të zgjidhte një çështje hipotekore të një qytetari me pretekstin se i kishte shkruar në platformën e Bashkëqeverisjes.

Si për ironi të fatit, një vit më parë kur u emerua Iljazaj premtonte se institucioni i drejtuar prej tij do të trajtonte me seriozitet ankesat e qytetarëve që vinin nga Platforma e Bashkëqeverisjes me qytetarët.

ZQRPP Durrës është e angazhuar maksimalisht në lidhje me trajtimin e ankesave të qyetatarëve që përcillen në ZRPP nga Platforma e Bashkëqeverisjes me qytetarët. Për këtë është ngritur një grup pune pranë institucionit tonë e përbërë prej specialistë, juristë dhe hartografë që merren me trajtimin e këtyre ankesave brenda afateve ligjore, zgjidhjen e rasteve konkrete dhe kthimin e përgjigjeve por dhe pajisjen me dokument pronësie për rastet e qyetarëve që janë ankuar nëpërmjet portalit të Bashkëqeverisjes”, u shpreh kryeregjistruesi.

Në takimin me qytetarët dhe koordinatorët e Bashkëqeverisjes, Rama e cilësoi Iljazajn si halabak, para se të deklaronte se është i shkarkuar menjëherë.

Të fundit