Flash News

KRYESORE

Çfarë dhe kë paralajmëroi Saimir Tahiri me frazën ‘do flas shumë shpejt’

Çfarë dhe kë paralajmëroi Saimir Tahiri me frazën

‘Do flas shumë shpejt’. Këto ishin fjalët e vetme që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha pasi doli nga Gjykata teksa kjo e fundit la në fuqi vendimin për të mos lejuar largimin jashtë vendit të deputetit.

Se çfarë do të thotë Saimir Tahiri kjo mbetet për t’u parë, por duket se kjo frazë e tij më tepër sesa paralajmërim ishte një mesazh që ai dërgonte tek dikush.

Situata duket e njëjtë me atë që ndodhi që kur nisi të publikohej kjo ngjarje. Sapo skandali filloi të dal në media, Tahiri u shfaq në studion e emisionit ‘Opinion’. Ish-ministri i Brendshëm u paraqit në studio me një tufë letrash të përmbledhura në disa dosje, por që në asnjë moment nuk i publikoi ato. Në atë dalje, Tahiri përmendi shumë herë familjen, bashkëshorten dhe djalin si dhe shprehjen ‘unë po shkoj në burg’.

Por menjherë pas shfaqes së tij në TV, duket se mesazhi që ai përcolli dha efekt. Socialistët, që deri në atë moment nuk ishin shprehur, vendosën të refuzojnë kërkesën e prokurorisë e cila kërkonte autorizimin për arrestimin e ish-ministrit.

A po bën të njëjtën lëvizje Saimir Tahiri si ajo e mbrëmjes së 19 tetorit? Kjo mbetet për t’u parë vetë ish-ministri paralajmkëroi se do të kemi të reja shumë shpejt./Politiko.al

Të fundit