Flash News

KRYESORE

Çfarë dhurate i bëri Kate mbretëreshës për Krishtlindje

Çfarë dhurate i bëri Kate mbretëreshës për

Krishtlindjet janë një festë ku përfshihet dhe shkëmbimi i dhuratave mes personave të dashur. E njëjta gjë po ndodh dhe në familjen mbretërore, atje është koha e shkëmbimit të dhuratave. Kjo gjë e ka vënë pak në siklet Dukeshën Kate e cila nuk ishte e vendosur akoma se çfarë do t’i dhuronte mbretëreshës, gjyshes së bashkëshortit.

Duket sikur mbretëreshës i pëlqejnë vetëm diamantet dhe veshjet e shtrenjta, por Kate di t’ia vjedhë zemrën mbretëreshës. Kate  vendosi që t’i dhuroj një gliko të përgatitur nga duart e saj.

“Mbretëreshës i pëlqejnë shumë. Më kujtohet se isha në Sandringham për të festuar për herë të Krishtlindjet me familjen mbretërore. Isha shumë e shqetësuar se çfarë do i dhuroja mbretëreshës. Po mendoja me vete: çfarë mund t’i pëlqejë? Dhe pastaj mendova për dhuratën që do u pëlqente gjyshërve të mi. Hmm vendosa të bëj diçka vetë me duart e mia, mund të kishte përfunduar tmerrësisht keq, vendosa që të bëja një gliko me recetën e gjyshes”, tha Kate në një intervistë.

Dukesha ishte e shqetësuar nëse do i pëlqente apo jo mbretëreshës dhurata.

“Pata pak shqetësime, por vura re se të nesërmen ishte në tavolinë. Kuptova se ia kisha dalë mbanë dhe se gjërat kishin shkruar shumë mirë për mua”, u shpreh Kate.

Të fundit