Flash News

KRYESORE

Çfarë diskutuan Basha me aleatët dhe përfaqësuesit e OSBE në Vienë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, bën me dije përmes një postimi në Twitter se gjatë takimit të djeshëm në Vienë ka takuar përfaqësues të lartë të OSBE, me të cilët ka biseduar për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, si edhe qëndrimin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme .

“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.”, shkruan Basha.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Të fundit