Flash News

KRYESORE

Çfarë do ta rikthente opozitën në Kuvend? Paloka: Ka vetëm një arsye

Çfarë do ta rikthente opozitën në Kuvend? Paloka: Ka

Që në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, opozita e bashkuar nuk ka qenë e pranishme për asnjë ditë në Parlamentin e Shqipërisë.

Ky vendim erdhi në shenjë qëndrese dhe proteste për nivelin e shtuar ekonomik në vend. Më pas, opozita depozitoi amendamentet për nisjen e zbatimit të vettingut në politikë.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë për ta rikthyer opozitën në Kuvend dhe ajo është votimi i këtyre amendamenteve, të zvarritura deri tani.

“Me këtë qeveri, për mua nuk do të rrija asnjë orë, asnjë ditë. Kur kemi paraqitur iniciativat tona ligjore, nëse do i pranonte Rama, ne do ishim në Parlament, sigurisht për t’i votuar. Kështu që për çfarë të shkojmë, të rrimë në një sallë me kriminelë, pra vetëm kjo mund të na sille pa dyshim”, u shpreh Paloka.

Të fundit