Flash News

KRYESORE

Çfarë do thotë sonte Tahiri te ‘Të Paekspozuarit’? Top Channel bëhet për dy orë çerdhja e kritikëve të Ramës

Çfarë do thotë sonte Tahiri te ‘Të

Saimir Tahiri njoftoi sot dorëzimin e mandatit të deputetit duke thënë se tashmë do të presë drejtësinë si një qytetar i lirë. Në një deklaratë për mediat, afro 30 minuta, ish-ministri i Brendshëm rezervoi kritika edhe për kryeministrin dhe ish-kolegët e tij socialist.

Por pas kësaj deklarate, e cila mori vëmendjen e të gjitha mediave, Saimir Tahiri do të shfaqet sërish sot para publikut. Ish-ministri i Brendshëm do të jetë në studion e emisionit ‘Të paekspozuarit’ në Top Channel në krye të së cilët sot është Ben Blushi.

Tahiri dhe Blushi janë miq dhe këtë ish-kreu i LIBRA-s e ka pranuar edhe publikisht në parlament, ku në një fjalim të mbajtur në parlament në 5 maj të 2014-ës, Blushi do të vlerësonte Tahirin si trim dhe do të akuzonte Ramën për mos ndërhyrjen e shtetit në Lazarat. “Ministrin e Brendshëm unë e kam mik, e di që nuk ka frikë të hyjë në Lazarat. Absolutisht është shumë trim dhe e them sinqerisht këtë sepse e njoh. Por ka një problem. Duhet të bindë kryeministrin e vet që të hyjë në Lazarat se vetëm nuk mund të hyjë. Dhe ne tani duhet të presim derisa ministri i Brendshëm, që është shumë trim të bindë kryeministrin që të hyjë në Lazarat”, deklaroi Blushi në seancën parlamentare të 5 majit 2014.

Tahiri do të jenë në studio përballë dy analistëve të cilët janë ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Rama, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Mbetet për tu parë çfarë do të deklarojë mbrëmjen e sotme ish-ministrit dhe a do t’i çojë më tej deklaratat e bëra paraditen e së enjtes.

Të fundit