Flash News

OP-ED

Çfarë do t'u thotë Edi Rama dibranëve?

Çfarë do t'u thotë Edi Rama dibranëve?

Alban DACI

Me vendosmërinë e saj të verbër, si shpresën e fundit për të shpëtuar e për të instaluar pushtetin e saj absolut, PS ka vendosur të hyjë në zgjedhje për kryetarët dhe këshillat e Bashkive të vendit.

Vazhdimisht kryebashkiakët janë cilësuar si sekserë, përfaqësues të krimit e pushtetit. Tashmë, PS ka dy strategji të reja në lidhje me Bashkitë:

1. Të rikonfirmojë ata që e kanë bërë “mirë” detyrën, pra duke përfaqësuar absolutisht pushtetin, që i ka shërbyer krimit, por kanë zhdukur provat, pa u njollosur, e në të njëjtën kohë kanë bërë me sukses sekserin/ndërmjetësuesin ndërmjet kriminelëve periferikë, në bashkëpunim me pushtetin qendror

2. Ka gjetur zëvendësuesit e rinj, që nuk janë të konsumuar, kanë mbështetjen e krimit, kanë garanci për korrupsion, sepse kanë dhënë prova se dinë ta bëjnë mirë në detyrat institucionale që kanë mbajtur, dhe po ashtu janë të gatshëm t'i shërbejnë pushtetit. Tani, ka një të vërtetë të madhe se të gjithë kryetarët e bashkive janë të dështuar dhe drejtojnë institucione të falimentuara në rrafshin e menaxhimit dhe qeverisjes.

Në këtë pellg të falimentuarish, i vetmi që duhet të përjashtohet është Xhelal Mziu që, me vetadministrim, punon, ndërton, transformon dhe zhvillon. Të tjerët janë të gjithë drejtues të institucioneve të falimentuara. Rama lavdërohet me disa punë që janë bërë nëpër bashki që ka e sidomos me projektin "Rilindje Urbane".

Në fakt, në të gjitha rastet, kryetarët e bashkive si drejtues institucioni nuk kanë asnjë lloj merite, sepse të gjitha janë projekte fillim e mbarim të qeverisë. Pra, janë projekte që Rama vendos t'i bëj ku të dojë, por sigurisht me shumë ka preferuar t'i bëëj atje ku plotësohen më mirë kushtet e mësipërme.

Le të marrim shembuj dy bashki, Mirditën dhe Dibrën.

Në rastin e parë, me projektin e "Rilindje Urbane", janë bërë ndërhyrje në qendrën e qytetit. Me siguri ka vend për analizë, nëse duheshin, nëse janë bërë mirë dhe nëse janë afatgjata, por një gjë është e vërtetë, se ky projekt është falë qeverisë. Nuk di nëse bashkia Mirditë ka bërë ndonjë projekt serioz falë buxhetit të saj të siguruar nga miradministrimi.

Në rastin e dytë, njëlloj si pari, falë projektit të "Rilindjes Urbane" kemi rehabilitimin e bulevardit "Elez Isufi", në qytetin e Peshkopisë. Sigurisht që, edhe këtu ka vend për te folur për cilësinë, tenderimin dhe nëse është bërë si duhet. Megjithatë, edhe ky projekt është i qeverisë. Ndryshe, nga Mirdita, Dibra vjen nga një dështim i plotë i dy kryebashkiakëve të fundit dhe nuk e di cili do të jetë guximi dhe morali qe PS të kërkojë përsëri një mandat të tretë?

Kush ka qeverisur në dy vitet e fundit në bashkinë Dibër? Pse nuk rikandidon më kryebashkiaku aktual? Sa premtime ka mbajtur nga qeverisja e tij dy vjeçare? A do të ndryshe, nëse Dibrën e merr prapë PS-ja? Çfarë do t’ju thotë Rama dibranëve në fushatë?

Të fundit