Flash News

KRYESORE

Çfarë do donte të ndryshonte Orinda Huta nga dasma, kush është pengu i saj

Çfarë do donte të ndryshonte Orinda Huta nga dasma, kush

Dasmat e VIP-ave shqiptarë këtë vit nuk do të harrohen lehtë, edhe pse kanë kaluar ditë vazhdohet të flitet për to.

Dasma e Orindës dhe e Turit ishte e para e këtij viti por sipas saj ajo nuk u mor fare me organizimin e saj sepse ishte shume e pavendosur.  Përveç fustanit të cilin e zgjodhi që në janar pavarësisht se dasma ishte në korrik detajet e tjera i la në dorë të personave të tjerë, e ftuar në emisioni “Expres Roz” Orinda tregon se çfarë nuk i ka pëlqyer në dasmën e saj.

“Fustani ishte shumë i thjeshtë, klasik dhe njëkohësisht do doja që dhe lulet të ishin në linjën e fustanit. E doja buqetën shumë të thjeshtë dhe e kisha menduar që do doja zambak sa më të thjeshtë dhe të kishte pjesën e levandrës si detaj. Por kur shkova tek ai që bënte buqetat më tha: "Do dalësh nuse me lule zambaku"? Dhe unë i thashtë: Pse ça ka? Ai u përgjigj: "Dasma jote është shumë e rëndësishme si mund të dalësh ti me lule zambaku që mund t’i blejë kushdo"? Duke qenë se ia kisha lënë në dorë njerëzve, thashë “ok nuk jam unë në terezi”. “Bëje si të duash ti”, i thashë, por ditën e fundit që pashë buqetën, u pendova. “Mos, pse nuk mora mendjen time”, thashë. Doja të shkoja aty ku më personifikonte mua. Kështu që ky është një nga detajet që më ka mbetur pak peng” shprehet ajo.

 

Të fundit