Flash News

KRYESORE

Çfarë duhet të dini për furçën e dhëmbëve

Çfarë duhet të dini për furçën e

E keni pyetur ndonjëherë vetën për furçën e dhëmbëve dhe përdorimin e saj?Ja disa këshilla të cilat nuk duhet ti anashkaloni.

Fijet duhet të jenë të buta apo të forta?

Më e mirë është furça me fije artificiale të buta, është më higjenike, sepse nuk mban baktere. Përveç kësaj, nuk  gërvisht smaltin.

Kur duhet ndërruar?

Një herë në muaj, sepse fijet e buta priren të zhbëhen dhe të humbasin efikasitetin.

Është e vërtetë që pas përdorimit, furça duhet dezinfiktuar?

Të lahet, sigurisht. Ta dezinfiktosh do ishte korrekte, për këtë përdoret solucioni shpëlarës i gojës.

Shpëlarja me solucion, para apo pas larjes me furçë?

Preferohet pas.

Si duhen lënë gjatë kohës që nuk përdoren?

Këshillohen furça që kanë kapak për t`i ruajtur nga pluhrat.

Është e vërtetë që pas një sëmundjeje furça duhet ndërruar?

Në rast se sëmundja ka prekur dhe mukozat e brëndshme të gojës, si për shembull në rastin e një faringiti, këshillohet të zëvëndësohet.

Për sa minuta duhet të përdoret furça në një larje dhëmbësh?

Tre deri në katër minuta.  Nga lart-poshtë, në të gjitha anët.

Ka kuptim të përdoret furça për pastrimin e gjuhës?

Po, sidomos për njerëzit që kanë frymën e rëndë.

Sa pastë dhëmbësh duhet përdorur?

Mjafton një shtresë e hollë mbi furçë. Mos e teproni.

Sa herë në ditë duhen larë dhëmbët?

Normalisht të paktën tri herë në ditë.

 

Të fundit