Flash News

KRYESORE

Çfarë duhet të hani për të ulur rrezikshmërinë nga prekja e kancerit

Çfarë duhet të hani për të ulur

Ushqimet nuk mund të bëjnë magji të vetme, ato duhen kombinuar  dhe që të reduktohet rreziku i prekjes nga kanceri është shumë e rëndësishme që të dini dhe propocionet e metodat e gatimit.

Ja çfarë rekomandojnë ekspertët:

Mëngjes

Mëngjesi që lufton kancerin: Vezë të fërguara me perime (domate, karota ose speca) dhe jeshillëqe (spinaq ose brokoli), së bashku me fruta (grejpfrut, pjepër ose boronica).

Produkte me bazë bimore – Bollgur me fruta të freskëta të sezonit (pjeshka ose boronica të kuqe) dhe fruta të thata (bajame ose arra).

Këshilla: Rrisni absorbimin e përbërësve përfituese karotenoid të gjendur tek perimet e kuqe ose portokall dhe jeshillëqet duke i përzier me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Drekë

Dreka që lufton kancerin: Peshk, lakër, qepë dje fruta (portokall, shalqi ose boronica).

Produkte bimore: gjalpë kikiriku me lakër, kikirë të copëtuar ose fara luledielli, selino dhe qepë jeshile, si dhe fruta.

Këshilla: Rrisni varietetin e përbërësve fitokimikë duke përdorur lakër të kuqe, një burim i mirë i antioksiduesve antocianinë të gjendur tek perimet e familjes së lakrës.

Darka

Darka që lufton kancerin: Supë me thjerrëza, qepë, selino, karota, domate, jeshillëqe, piper të zi dhe r[za të ndryshme, si dhe fruta.

Mesvakte

Ja disa kombinime të ushqimeve të shpejta që mund t’i konsumoni në mesvakte:

Bajame + kumbulla të thata Kos + boronica (manaferra, luleshtrydhe)

Feta të kastravecit + salmon

Dardhë + fruta të thata ose fara liri

Sallatë me jeshillëqe, bathë, dhe pak yndyrë të mirë nga avokado, frutat e thata ose vaj ulliri

Të fundit