Flash News

KRYESORE

Çfarë e bashkon deputetin e PD-së me Matteo Salvinin

Deputeti i Partisë Demokratikë në Vlorë, Agron Shehaj, ka takuar ditën e sotme Matteo Salvinin, kryetarin e Partisë  së forcës së djathtë “Lega Nord” në Itali, në ndeshjen Milan-Chievo, që përfundoi në rezultatin 3-2 në favor të kuqezinjve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Shehaj është shprehur se përveç pasionit për skuadrën milaneze, me Salvinin e lidh edhe përkatësia në forca të qendrës së djathtë.

“Me Salvinin na bashkon pasioni për Milan, por edhe përkatësia në forca te qendrës së djathtë. Milani fitoi 3-2. Forza Milan!”, ka shkruar deputeti i PD bashkangjitur fotos me kryetarin e ‘Lega Nord’.

Të fundit